E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 3.7 ballë në ishullin e Kasos në Greqi, nuk ka raportime për dëme

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e së mërkurës në zonën detare pranë ishullit të Kasosit, në Greqi. Sipas të dhënave të rishikuara të Institutit Gjeodinamik, lëkundja u regjistrua në orën 11:16, me thellësi fokale 7.6 kilometra. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 30 kilometra në perëndim të Kasosit.

Lëkundja kryesore ishte pjesë e një serie aktiviteti sizmik në zonën përreth ishullit. Që nga mesnata deri në orën 10:27 të mëngjesit, Instituti Gjeodinamik kishte regjistruar tetë tërmete të tjera, me magnitudë nga 2.4 deri në 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundja më e fortë e kësaj serie u regjistrua në orën 02:43, me magnitudë 4.1 ballë dhe epiqendër 29 kilometra në perëndim të Kasosit. Shtatë minuta më vonë u shënua një tjetër tërmet, me magnitudë 3.9 ballë, rreth 35 kilometra në perëndim të ishullit.

Më pas u regjistruan edhe katër lëkundje më të dobëta, me magnitudë nga 2.4 deri në 2.7 ballë. Në orën 10:27, një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 ballë u regjistrua rreth 22 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kasosit. Sipas të dhënave të deritanishme, lëkundjet janë ndjerë shumë pak nga banorët dhe nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të shqetësuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›