E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthen bombula e gazit/ Digjet apartamenti në Korçë, dëme të shumta materiale

Një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët.

Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Banorët e pallatit shprehen se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe.

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Zjarrfikësja ende po bën shuarjen e flakëve. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›