E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërthen bombula e gazit në Laç/ Plagosen bashkëshortët, shkak pakujdesia gjatë gatimit

Një bombul gazi shpërtheu mëngjesin e kësaj të hënë  në një  banesë në Laç.

Për pasojë pësuan djegie në trup dy persona, një çift bashkëshortësh, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije  se bashkëshortët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ndodhi nga një pakujdesi gjatë përdorimit të bombolës për gatim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›