E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthen cisterna me karburant në Nigeri, të paktën 94 viktima

Më shumë se 90 persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi një cisternë karburanti shpërtheu në veriperëndim të Nigerisë.

Shpërthimi ndodhi pas mesnate të së mërkurës në një autostradë të shpejtë në Taura, në shtetin Jigawa.

“Shoferi humbi kontrollin dhe më pas pati shpërthim të cisternës,” tha zëdhënësi i policisë së Jigawa, Shiisu Lawan Adam.

Fuel tanker explosion kills at least 90 in northwestern Nigeria pic.twitter.com/oL5iHRNEze

— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) October 16, 2024

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›