Shpërthen depozita në pikën e gazit, plagosen rëndë 2 bashkëpronarët

>Shkak i shpërthimit, moszbatimi i kushteve teknike
Moszbatimi i kushteve teknike ka qenë shkaku i një shpërthimi që mund të kishte përmasa katastrofike në Shkozet të Durrësit. Mijëra familje në Shkozet, kanë rrezikuar të hidhen në erë ditën e djeshme. Shpërthimi i depozitës së gazit në një pikë karburanti, ka tronditur të gjithë zonën. Një shpërthim i fuqishëm ka hedhur në erë një pjesë të depozitave të gazit në afërsi të një pike karburanti. Shpërthimi i parë është pasuar edhe me një shpërthim tjetër, duke terrorizuar banorët në afërsi të vendit të ngjarjes. Punonjës të karburantit janë larguar me shpejtësi të frikësuar, duke boshatisur të gjitha ambientet përreth.
Ngjarja
Ngjarja e pazakontë, e cila ka tronditur jo vetëm punonjësit e karburantit, por edhe banorët e zonës, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz por vetëm të lënduar. Dëshmitarët okularë në vendngjarje pohuan se ishte ora 12:45 minuta e mesditës, kur dy shpërthime të forta brenda një harku të shkurtër kohor kanë mbajtur pezull frymën e të gjithëve. Sipas dëshmitarëve, shpërthimet kanë ndodhur njëra pas tjetrës, ndërsa janë përhapur edhe flakë në sipërfaqe. Duket se fati ka ndihmuar me dhjetëra kalimtarë, por dhe më shumë se 1000 banorë të banesave që janë vetëm 30 metra larg vatrës së shpërthimit. Për fat të mirë vatra e zjarrit është lokalizuar menjëherë, ndërsa është punuar për të larguar prej andej të gjitha bombolat e rrezikshme. Vullnet Kotorri, 40 vjeç si dhe Gramoz Goga, 50 vjeç, bashkëpronare të pikës së gazit të marrë me qira prej kohësh, kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas mjekëve që i kanë pritur në urgjencën e spitalit mësohet se dy shtetasit kanë mbërritur në gjendje kritike për jetën si dhe me plagë të shumta në trup. Aktualisht të dy të lënduarit ndodhen në reanimacion. Sipas mjekëve në gjendje tepër të rëndë për jetën është 50- vjeçari Gramoz Goga, i cili jo vetëm ka marrë plage të rënda djeg'je në trup por edhe shembje të mbrendshme për shkak të përplasejes në tokë. Ndërsa 40 vjecari Vullnet Kotorri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që dy bashkëpronarët po pastronin depozitat. Hipotezat e para policore konfirmojnë se gjatë fërkimit me force të depozitave janë krijuar shkëndija të cilat me pas janë kthyer në flakë. Forca e madhe e flakëve ka spostuar 10 metra larg depozitave trupat e dy personave, të cilët janë dërguar urgjentisht në spitalin e Durrësit, ku njeri prej tyre Gramoz Goga ndodhet në rrezik. Sipas policisë, zjarri është shuar vetvetiu, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Veprimet paraprake të kryera nga ekspertët e policisë kanë nxjerrë si shkak shpërthimi pakujdesinë nga punonjësit që punonin në depozitë. Blutë kanë shoqëruar në komisariat edhe specialistët, të cilët pritet të pyetën nga inspektorët e krimeve mbi ngjarjen, rrethanat dhe masat mbrojtëse. Ngjarja, e cila ka ndodhur në zonën e quajtur "Mbikalimi i trenit Shkozet" ka çuar në vendngjarje forca të shumta policie por dhe mjetet zjarrfikëse, ndërkohë që janë evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin fare pranë vatrës së shpërthimit për të evituar dhe ndonjë lëndim të mundshëm të tyre. Depozita që ishte pastruar nga dy personat, ka kapacitet prej rreth 3000 litra naftë dhe gjendej në një radhë me tre depozita të tjera për benzinën dhe gazin. Nga të dhënat e para që ka nxjerrë grupi hetimor, bëhet e ditur se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga kontakti i avujve që qëndrojnë në depozitë edhe kur ajo është bosh me nxehtësinë e llambës. Ekspertë të repartit të zjarrfikësve kanë bërë të ditur se është e palejueshme që të futen në depozita të tilla llamba pa mbrojtëse dhe aq më shumë që faqet anësore të depozitës të pastrohen duke u fërkuar me tel.