Studentët e Gazetarisë: Kërkojmë të drejtën tonë, jashtë ngjyrave politike

>Prej 10 ditësh në protestë. Ministria reagon një herë e mirë
Protestat e studentëve të Gazetarisë, të cilët prej 10 ditësh kërkojnë nga Ministria e Arsimit, që tu jepet një diplomë e vlefshme për ciklin 3 vjeçar të studimeve, duket se po shfrytëzohen edhe nga forcat politike të majta, të cilat kërkojnë të bëjnë opozitë në kurriz të tyre. Në një deklaratë për shtyp, studentët e Gazetarisë kanë bërë të ditur që nuk do të bëhen palë me asnjë forcë politike, e cila kërkon të diskreditojë qeverinë duke i mëshuar problemit të tyre. Ne studentet e gazetarisë, që kemi 10 ditë që zhvillojmë protestat tona, të cilat kanë vetëm një qëllim, vendosjen e titullit në diplomë, distancohemi nga çdo deklaratë dhe nga çdo forcë politike, thuhet në deklaratën e studentëve, të cilët kanë sqaruar se protestat e dy ditëve të fundit, janë bërë në emrin e tyre por duke u përdorur nga elementë, anëtarë të forumeve të disa partive politike. Ne shprehemi publikisht se këto protesta nuk janë tonat dhe asgjë më shumë se protesta me prapavijë politike. Kërkesat tona janë mëse të qarta dhe të pastra pa asnjë ngjyrim politik thuhet gjithashtu në deklaratën e studentëve të cilët kërkojnë të arrijmë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, me anë të të cilës kërkojnë të përfitojnë titullin në fushën për të cilën kanë studiuar. Ata i kanë bërë sërish thirrje ministrit të Arsimit dhe të Shkencës që të marrë parasysh kërkesat e tyre, çka do tu jepte fund edhe protestave të tyre.
Protesta e Infermierisë
Dhjetëra studentë të Fakultetit të Infermierisë kanë protestuar dje për disa orë para Ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar që të pajisen me diploma, ku të përcaktohet titulli, por të jenë edhe të besueshme. Studentët kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës së studentëve të Historisë dhe Gjuhëve të Huaja, të cilët kanë deklaruar se do të protestojnë derisa Ministria e Arsimit të marrë parasysh kërkesat e tyre që mbështeten edhe nga senati i universitetit. Ndërsa dy ditë më parë, studentë të universitetit të Tiranës dhe të Politeknikut kanë protestuar për të njëjtën arsye. Edhe këta kanë kërkuar shqyrtim të diplomës dhe vendosjen në të, të titullit përkatës për fushën në të cilën ata kanë studiuar. Por protesta të tilla të cilat mesa duket janë iniciuar por dhe ndihmuar nga elementë partiakë, duket se nuk janë mirëpritur nga studentët e Gazetarisë, të cilët kanë kërkuar distancë prej tyre.
Ministria: diplomat, sipas Bolonjës
Lidhur me çështjen e diplomave të studenteve që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve universitare sipas standardit të Bolonjës, Ministria e Arsimit ka sqaruar se çdo veprim i saj në lidhje me diplomat është i bazuar në ligjin Nr. 9741, datë 21 maj 2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare të këtij institucioni, ky ligj kërkon riorganizimin e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri në përputhje me procesin e Bolonjës, me pikësynimin e vendosjes së standardeve evropianoperëndimore në fushën e arsimimit dhe punësimit edhe në Shqipëri. Standartizimi i përcaktuar në aktet e MASH është në përputhje me diplomat që lëshohen nga IALtë brenda Zonës Europiane të Arsimit të Lartë dhe më gjerë. Sipas Ligjit shqiptar dhe Marrëveshjes së Bolonjës, emërtimi i diplomës universitare përmban nivelin dhe fushën e studimit të kryer, dhe jo titull profesional. Shqipëria do të mbajë të njëjtin standard si të gjitha vendet e BE-së dhe do të ecë përpara drejt konvergimit evropian dhe nuk do tu kthehet më modeleve të së shkuarës, kanë vijuar burimet pranë MASH-it, duke vazhduar se ky institucion kupton drejt dhe mbështet shqetësimin e studentëve për punësim me diplomat e marra pas tri vjet studimesh. Diploma e tyre është tërësisht e vlefshme për të gjetur punë në Shqipëri, dhe, në sajë të standardeve të Bolonjës, edhe jashtë saj, në të njëjtën mënyrë e hapësira në treg si edhe studentët që kanë diplomën pas tri vjet studimesh Bachwlor në vendet e BE-së kanë shtuar burimet, standardi i Bolonjës, i vendosur për emërtimin e diplomës sipas nivelit dhe fushës së studimit të kryer, është më i mirë se standardi i vjetër, sepse krijon shanse më të gjera punësimi për çdo të diplomuar në krahasim me modelin e mëparshëm me tituj profesionalë.