Shpërthen mëria ndaj Erdogan
E gjitha filloi për një pemish te panje. Për disa muaj, një grup i vogël ambientalistësh protestoi kundra një projekti të mbështetur nga qeveria për prerjen e disa pemëve, me qëllim krijimin e hapësirës për ndërtimin e një qendre tregtare dhe një kompleksi rezidencial në sheshin “Taksim” të Stambollit. Javën e kaluar, ky grup organizoi një manifestim paqësor duke u vendosur, kënduar dhe kërcyer tek pemët e rrezikuara.
Në 31 maj, para agimit, ndodhi një bastisje nga ana e policisë. Tendave të demonstruesve iu vu flaka, ndërkohë që vetë protestuesit u lagën me ujëhedhëse dhe u ndodhën në mes të gazeve lotsjellës. Imazhet që tregonin brutalitetin policor u përhapën menjëherë nëpërmjet mediave sociale. Brenda pak orësh mijëra qytetarë të indinjuar filluan të marshonin drejt sheshit “Taksim”. E mbështetur nga ujëhedhësit dhe mjetet mbrojtëse, policia u kundërpërgjigj me forcë. Gazi lotsjellës i largoi protestuesit. Qindra demonstrues u arrestuan dhe në përplasjet që pasuan, shumë të tjerë mbetën të lënduar. Por demonstrata simotra shpërthyen në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, si dhe në gjithë vendin. Filloi “revolucioni turk i pemëve” .
Por në fakt, protestat masive që po gëlojnë në Turqi nuk janë vetëm për shkak të pemëve, sikurse nuk përbëjnë as revolucion. Ato janë një shprehje e mërisë së ndrydhur prej kohësh.
Vala e pakënaqësisë ishte totalisht e papritur për nga shpërthimi. Protestuesit i kaluan vijat ndarëse ideologjike, fetare dhe klasore. Shumica janë të rinj, por ka gjithashtu turq të moshuar, si besimtarë, edhe laikë. Ka homoseksualë, armenë, anarkistë dhe ateistë. Ka madje edhe pjesëtarë të minoritetit islamik, turk Alevi. Ajo çfarë i bashkon ata është përshtypja e përbashkët se një kryeministër gjithmonë e më shumë autokrat është i vendosur t’u imponojë pikëpamjet e veta. Laikët e vënë gishtin tek masat ndaluese për alkoolin, liberalët tek numri i madh i gazetarëve të burgosur (në Turqi ka më tepër gazetarë në burg se në çdo vend tjetër të botës). Mijëra aktivistë të ndryshëm (kryesisht kurdë) janë po ashtu pas hekurave, të ndëshkuar nën ligjet e mjegullta anti-terror të Turqisë. Pastaj janë dhe ata që motivohen nga projektet e zhvillimit mega-urban, si për projektin e një ure të tretë mbi Bosfor, që parashikon prerjen e mijëra pemëve, “Kjo nuk është rreth laikëve kundër islamistëve, por rreth pluralizmit kundra autoritarizmit”, komentoi një diplomat i huaj.
Zoti Erdogan dëshiron të zgjidhet president kur ky post të lirohet në gusht të vitit 2014. Dhe nuk është sekret dëshira e tij për të rritur fuqinë e postit presidencial, në mënyrë “a la Turka”, duke u dhënë shkas dyshimeve dhe akuzave se ai dëshiron të bëhet “sulltan”.
“Tayyip [Erdogan] istifa”, një thirrje për kryeministrin që të japë dorëheqjen, është një nga sloganet më të përhapura ndërmjet protestuesve. Por nuk është se shumica e turqve e dinë këtë. Pronarët e mediave, të frikësuar nga prekja e interesave në bizneset e tjera që disponojnë, i mbuluan zhvillimet për gati dy ditë, duke vendosur të transmetonin në mediat e tyre programe rreth ndërhyrjeve kirurgjikale dhe gatimeve. Por të përballur me presionin publik, televizionet kryesorë të lajmeve filluan transmetimin e drejtpërdrejtë nga sheshi “Taksim”. Gjithsesi, gazetat pro-qeveritare vazhdojnë të tregojnë me gisht në mënyrë fajësuese provokatorët dhe “fuqitë e huaja” si destabilizuese të Turqisë.
Ndërkohë, Partia Popullore Republikane (CHP), përfaqësuesja kryesore e opozitës turke, po përpiqet të bashkohet me protestuesit. “Erdogan është një diktator dhe është koha që ai të largohet”, insistoi Kemal Kilicdaroglu, kryetari i CHP. Megjithatë, kryeministri Erdogan u zgjodh nëpërmjet një procesi elektoral të lirë dhe korrekt dhe mbetet një nga figurat më të pëlqyera në historinë moderne turke.
Pavarësisht ngjarjeve të fundit, partia në pushtet me shumë mundësi do i fitonte përsëri zgjedhjet, nëse ato do të mbaheshin sot. Sikurse shumica e njerëzve, turqit votojnë duke parë xhepat e tyre. Dekada nën qeverisjen e zotit Erdogan ka sjellë një prosperitet të paprecedent. Të ardhurat për frymë janë trefishuar, eksportet thuajse janë dhjetëfishuar dhe bankat turke janë në gjendje shumë të mirë ekonomike. Nisma e guximshme e zotit Erdogan për t’i dhënë fund dekadës së konfliktit me kurdët brenda vendit po përparon. Partitë opozitare kurde mbeten të ndara dhe të dobëta.
Zoti Erdogan tashmë ka fituar një vetëbesim të tepruar dhe arroganca e tij është shfaqur duke anashkaluar mbështetësit e vet liberalë dhe duke humbur gjithmonë e më shumë kontaktin me ta. Protestat janë një thirrje zgjimi dhe ka shenja që tregojnë se zoti Erdogan nuk po i neglizhon ato. Në ditën e dytë të protestës ai urdhëroi policinë të tërhiqej nga sheshi “Taksim”, duke pranuar se policia e ekzagjeroi me gazin lotsjellës dhe në këtë mënyrë, lejoi mijëra demonstrues të mblidhen në mënyrë paqësore. Dhe megjithëse zoti Erdogan insiston që projekti i planifikuar të vazhdojë, ai pranon se ndërtesa e re ndoshta mund të përdoret për një “muze modern” dhe jo si qendër tregtare.
Por më e rëndësishmja qëndron tek fakti se protestat tregojnë një demokraci turke që po maturohet dhe një shoqëri aktive civile që ka vënë rrënjë solide në vetëdijen shoqërore. Protestuesit janë të vendosur të mos lejojnë që lëvizja e tyre të keqpërdoret dhe manovrohet nga keqdashësit. Ata refuzojnë dhunën, pastrojnë mjedisin pas çdo tubimi dhe kujdesen që të evitohen turbullirat. Një ndjenjë solidariteti dhe besimi mbizotëron. Reformat e inspiruara nga Bashkimi Europian që u implementuan nga zoti Erdogan dhe partia e tij ndihmuan që situata të kanalizohej në këtë rrugë. Zoti Erdogan po pyet veten nëse është viktima e vetë suksesit të tij.
Shqipëroi: Akri Çipa
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)