E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekstradohet nga Italia, shqiptari i kërkuar për vrasje

TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Milano/Itali shtetasin shqiptar Gentian Lleshanaku nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. 

Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“.

Më 17.02.2012, në lokalin e fshatit Bujqëz te Komunes Shirgjan, rrethi Elbasan, shtetasit Azmir Lleshanaku dhe Gentian Lleshanaku kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Donald Lamçja, per motive të dobëta. 

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Roma/Itali, më datën 19.04.2013 është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Gentian Lleshanaku. 

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›