E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim gazi, dëmtohet i moshuari

Një i moshuar që jetonte i vetëm në një banesë në qytetin e Shkodrës ka marra plagë në fytyrë dhe gjymtyrë si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e së hënës.

Qazim Avdiu, 73 vjeç, ka marrë këto dëmtime nga shpërthimi i një bombole gazi 5 litërshe. I moshuari ka qenë duke përgatitur kafen e mëngjesit, kur bombola ka marrë flake duke përfshirë brenda pak minutave dhomën ku ai jetonte.

Banesa e të dëmtuarit  ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen Manush Alimani të Shkodrës. Fqinjët e kanë ndihmuar 73-vjeçarin të dalë nga banesa dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ardhja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen brenda pak minutave të flakëve.

Megjithatë zjarri ka shkrumbuar disa orendi që ndodheshin në njërën dhomë të banesës ndërkohë i dëmtuari  ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›