Shpërthim i fuqishëm në Damask, nuk raportohen viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të një ndërtese ushtarake në Damask, e cila është edhe pranë hotelit ku qëndrojnë monitoruesit e Kombeve të Bashkuara.
Televizioni shtetëror ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga bomba dhe se tre persona janë plagosur.
Burimet e OKB-së nuk kanë qenë të kapshme për të konfirmuar rastin.
Komiteti Koordinator i Opozitës ka thënë se se incidenti ka ndodhur pranë kompleksit ushtarak në Sheshin Umajed të Damaskut.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka akuzuar Iranin se luan rol të madh në konfliktin sirian.
Në Mekë, në anën tjetër, po zhvillohet konferenca e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila në fokus ka krizën siriane.