E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në Shijak

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka dëmtuar portën e oborrit të një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë, Shijak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00.

Nga shpërthimi është dëmtuar porta e oborrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet për përcaktimin e rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›