E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në ballkonin e një apartamenti në Tiranë

TIRANË- Në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të të një apartamenti ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse. Banesa është në pronësi të Elena Arrza.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›