E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tentuan t’i iknin kontrollit të “Shqiponjave”/ Pranga dy të rinjve në Tiranë, mbanin drogë në makinë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar mjetin.

Dy të rinjtë përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, banues në Fier, u ndaluan nga punonjësit e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ dhe u krye kontrolli i mjetit dhe kontrolli fizik i tyre.

20 vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan nga ana e policisë doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›