E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në katin e 9-të të një pallati në Tiranë

Në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të të një apartamenti ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar  në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›