E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafikonte lëndë narkotike dhe ushtronte dhunë ndaj partneres, në pranga 35-vjeçari në Poliçan

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Poliçan.

I riu dyshohet se kultivonte dhe prodhonte kanabis me qëllim shitjen si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Poliçan. 

Arrestimi i tij u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.

Gjithashtu po nga informacionet e marra ky shtetas ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›