E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në Shkodër

Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë’ në Shkodër.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fjerzës. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

“Në lagjen  “Tre Heronjtë”, në derën  e  banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit  nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›