Tiranë, makina përplas për vdekje 45-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ndroq ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 45-vjeçarin Rito Rosaj nga Tropoja duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohënë vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit Kadri Azuni 67 vjeç nga Ndroqi.
Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.