E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Irak, të paktën 8 të vdekur

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të tre motoçikletave në qytetin-port Basra, të Irakut.

Shefi i policisë në Basra, Faisal al-Abadi, tha se motoçikletat e mbushura me eksploziv, ishin parkuar në qendër të qytetit, para se të aktivizoheshin.

Në shkallë kombëtare, dhuna në Irak ka shënuar rënie nga vitet 2006 dhe 2007, kur dhuna kishte arritur kulmin, por sulmet ndodhin ende.

Sipas të dhënave zyrtare, në muajin tetor janë vrarë të paktën 258 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›