Shpërthim në Laç, dëme materiale në një dyqan

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh në qytetin e Laçit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka vënë në alarm banorët e zonës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Autoritetet kanë theksuar se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa rasti është cilësuar si një akt kriminal që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal.
Njoftimi I Policisë
Kurbin/Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/rtsh.al/