E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Laç, plagoset ish- kreu i PD

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Laçit mëngjesin e sotëm. Një sasi eksplozivi i është vendosur një farmacie dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Sipas informacioneve më të fundit është plagosur  Drejtori i Shëndetit Publik, Arben Bruka, dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Mësohet se Bruka është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se Bruka ka qenë drejtues i Partisë Demokratike për Laçin. Ai po hapte farmacinë e të shoqes kur ndodhi shpërthimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›