Dashuria e dështuar, var veten 16 vjeçarja
Një adoleshente në rrethin e Korçës, vari veten ditën e djeshme pas prishjes së një historie dashurie.
Vajza 16 vjeçare, me inicialet Xh.B, jetonte me gjyshërit e saj në fshatin Symiz. Ajo shkonte në shkollën 9 vjeçare të Sovjanit. Prindërit e saj ishin në Greqi dhe vajzat i kishin lënë tek gjyshërit.
Por dje, ajo është kthyer nga sholla dhe larg syve të gjyshërve dhe motrës së saj, është ngjitur në papafingon e shtëpisë, duke i dhënë fund jetës.
Adoleshentja kishte përdorur një litar për të kryer vetëvrasjen. Ajo e kishte lidhur litarin në një tra të çatisë.
Burime të policisë thanë për Panorama se vajza ka pasur një histori dashurie me një djalë. Ditën e djeshme ata janë grindur, duke i thënë fund një lidhje të nisur pak kohë më parë. Siç duket vajza nuk e ka përballuar dot ndarjen dhe në kushtet e tronditjes së thellë, ka kryer aktin e rëndë.
Megjithatë policia thotë se po heton plotësisht për ngjarjen.