Shperthim ne Stokholm

Autoritetet ne Suedi deklaruan se Stokholmi eshte goditur nga ajo qe ata e quajten nje sulm i deshtuar terrorist qe perfshinte nje shperthim te nje makine dhe me sa duket edhe nje sulmues vetevrases.
Incidentet e te shtunes pasdite ne zonen tregtare te qytetit te Stokholmit duket se lane te vrare sulmuesin vetevrases dhe plagosen dy persona te tjere.
Ministri i jashtem Karl Bildt ne nje mesazh ne Twiter tha se Stokholmi u godit nga nje sulm terrorist.
Mesazhi shtonte se sulmi duket se ka deshtuar se perndyrshe do te kishte pasoja katastrofike.
Agjencia suedeze e lajmeve TT tha se kishte marre nje email pak kohe para shperthimit i cili bente kercenime ne lidhje me pranine ushtarake suedeze ne Afganistan si dhe i referohej karikaturave te profetit Muhamed nga nje karikaturist suedez.