E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje parti nuk ka paguar gjobat nga PZAP

Asnje parti ende nuk ka paguar shumat me te cilat eshte gjobitur nga PZAP-ja. Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe e Parashtresave tashme ka pranuar 109 ankesa nga partite te ndryshme per shkelje gjate fushates parazgjedhore. Nga to eshte vendosur per 56 ankesa. Shuma e pergjithshme me te cilen PZAP ka vendosur ti gjobise partite eshte 103 mije euro. Kryetari i PZAP-it Shukri Fejzullahu ka theksuar se partite nuk kane paguar ende por per kete kane afat deri ne certifikimin si parti ne zgjedhjet e ardhshme. Shumica e ankesave i behen te te njejtit subjekt. PZAP-i gjate diteve te ardhshme do te shqyrtoje ankesat e subjekteve per zgjedhjet si dhe ankesat e tjera ne vazhdim per zgjedhjet e jashtezakonshme per mbarevajtjen e procesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›