Shpërthim në Tanzani, 17 të vdekur

Një seri shpërthimesh në një depo ushtarake municioni vrau të paktën 17 persona në kryeqytetin e Tanzanisë.
Lajmi bëhet i ditur nga Mizengo Pinda, kryeministër i vendit, i cili sqaroi se shpërthimet ndodhën gjatë natës së të mërkurës duke vendosur mijëra rezidentë të zonës në alarm.
Këta shpërthime detyruan forcat ajrore të mbyllnin menjëherë aeroportin kryesor të vendit.
Shpërthimet ndodhën në bazën ushtarake Gongo la Mboto në distriktin Ilala, pak kilometra larg aeroportit të Dar es Salamit.
Aktualisht situata është nën kontroll, teksa historia e afërt e vendit paralajmëron se shpërthime të tjera të kësaj natyre mund të zënë vend.
Në prill të vitit 2009, 26 persona kanë humbur jetën nga një tjetër shpërthim municionesh në këtë zonë.