Australia kërcënohet nga një tjetër ciklon
Vetëm dy javë pasi cikloni tropikal Yasi shkaktoi shkatërrime masive në shumë pjesë të Australisë, një tjetër ciklon solli përmbytje të tjera në veriun e vendit.
Cikloni tropikal Karlos hodhi një total reshjesh prej 339.6 mm shi në zonën e Darvinit, gjatë 24-orëve të fundit. Ky është një rekord absolut për reshjet e rëna gjatë 24-orëve duke eklipsuar çdo shkatërrim që cikloni Yasi ka shkaktuar në një ditë.
Stuhia po lëviz shumë ngadalë gjë e cila bën që të ketë reshje kaq të dendura në një zonë për shumë kohë.
Parashikuesit meteorologjikë parashikojnë se në territoret veriore do të ketë pjesëve veriore të Australisë Perëndimore gjatë ditëve të ardhshme.