E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Uzinen e Ballshit

Pakujdesia në një proces rutinë të pastrimit dhe remontit të depozitave me naftë, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në Ballsh. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 minuta në Uzinën e Përpunimit të Naftës, ku një depozitë nentokesore në repartin 11/ 4 shpërtheu duke lënë të plagosur 3 punonjës manovratore të kompanisë ARMO.

Qemal Hoxhallari nga Ballshi, Perparim Beqiraj nga fshati Kalenje dhe Nezir Mucaj janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm. Hoxhallari dhe Mucaj janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të fierit, ndërsa 35 vjecari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Ballshit.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën por 2 kolegët e tij janë në gjëndje kritike. Pasi moren ndihmen e pare mjekesore ne spitalin e Fierit, Hoxhallari dhe Mucaj u dërguan në Spitalin Ushtarak rreth mesdites.

Kompania ARMO ndërkohë nuk ka dhënë ende një version zyrtar për shkaqet e shpërthimit. Policia e Fierit deklaroi nga ana e saj se po heton për shkaqet e zjarrit. Shpërthime të tilla në Uzinën e Ballshit nuk janë të rralla. rreth vitit 2004 ka ndodhur një shpërthim i ngjashëm më këtë të mëngjesit të së shtunës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›