E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në aeroportin e Riadit, raportohet për 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur

RIAD, 11 tetor/ATSH/ – Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa udhëtarët u evakuuan dhe fluturimet u anuluan ose u devijuan.

Sipas agjencisë Reuters, e cila citon burime të informuara për ngjarjen, 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi. Disa prej të plagosurve ndodheshin në gjendje kritike.

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) raportoi se një burim diplomatik ia atribuoi sulmin me raketë rebelëve Houthi të Jemenit. Megjithatë, grupi nuk kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e fundit në momentin e raportimit. 

Pas shpërthimit, autoritetet e aeroportit u kërkuan udhëtarëve të kontaktonin kompanitë ajrore për të verifikuar statusin e fluturimeve përpara se të niseshin drejt aeroportit.

Sipas Reuters, ky ishte sulmi i tretë ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit brenda një jave. Sulmet e mëparshme, për të cilat Houthi-t kishin marrë përgjegjësinë, kishin shkaktuar viktima dhe dëme në një avion të kompanisë saudite Saudia. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›