E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne nje uzine ne Teksas viktima e te plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht një fabrikë plehrash kimike në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë rreth 200 të plagosurit, 40 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa numri i viktimave aktualisht është deri në 15. me dhjetëra ndërtesa në zonë janë përfshirë nga flakët ose janë dëmtuar. Por mjekët mendojnë se fatkeqësisht numri i viktimave është ende i përkohshëm pasi mendohet se për shkak dhe të orës së shpërthimit, në tre të mëngjesit, me dhejtëra njerëz kanë mbetur nën rrënoja. Para shpërthimit në fabrikë kishet rënë zjarr dhe zjarrfikësit ndodheshin atje. Dhe viktima e parë e shpërthimit ka qenë pikërisht një sjarrfikës. Ndërkohë që 6 vullnetarë rezultojnë në listën e personave të zhdukur. Sipas mediave vendase në zonë ka një aromë të theksuar amoniaku dhe ekziston frika e krijimit të një mjegulle toksike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›