E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthim tritoli në Shkodër, në shënjestër biznesmeni

Një sasi lëndë plasëse shpërtheu mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen 10 korriku, në pjesën e jashtme të derës së garazhit, në pronësi të 52-vjeçarit Agim Uraj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. 52-vjeçari Uraj, i cili është një biznesmen i qytetit të Shkodrës, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk ka konflikte.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e biznesmenit, si dhe ato në zonë, që pritet t’i vijnë në ndihmë për identifikimin e autorit apo autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›