E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërthim tritoli në një biznes në Kamëz, detajet e para

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz. Sasia e tritolit i është vendosur një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›