Shperthime ne Tuluze rrethimi hyn ne diten e dyte

Katër shpërthime dhe të disa të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë orëve të para të mëngjesit në banesën ku mbahet i rrethuar i dyshuari për shtatë vrasje në Tuluzë, të Francës.
Menjëherë më pas një alarm i rremë për nisjen e operacionit të kapjes së 23-vjeçarit, Muahmed Merah, u përhap, por gjithcka u hodh poshtë pak caste më vonë nga një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Brendshme franceze, sipas të cilës shpërthimet ishin një strategji për të çorientuar dhe frikësuar objektivin.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, njëri nga shpërthimet u përdor për të hedhur poshtë derën e apratamentit ku Merah, me origjinë algjeriane, është rrethuar që prej mëngjesit të së mërkurës nga forcat e policisë franceze. Ndërsa tre shpërthimet e tjera ishin bomba tymëse për t’i vështirësuar pamjen të dyshuarit.
Qëllimi i forcave franceze është kapja i gjallë e objektivit, kështu që edhe pse më parë u fol për nisjen e sulmit, bëhet e ditur nga zyrtarët se ky ishte një hap i parë, ndërsa negociatat me Merah kanë rifilluar.
Merah dyshohet për vrasjen e katër hebrenjve dhe tre ushtarëve francezë në Tuluzë gjatë kësaj jave.
Muahmed Merah, me origjinë algjeriane konfirmoi gjatë negociatave se është stërvitur nga Al Kaeda dhe nuk dukej i penduar për krimet e kryera deri në atë moment, madje ishte duke planifikuar të tjera.
Burime të policisë franceze më herët konfirmuan se ai është i mirëarmatosur, teksa brenda apartamentit të tij ka një Kallashnikov dhe disa armë të tjera automatike, ndërsa nuk përjashtohen edhe granatat.