Shpërthime në kufi me Sirinë, vriten 13 turq

Në një seri shpërthimesh që tronditën qytezën turke Reyhanli buzë kufirit me Sirinë, janë vrarë të paktën 13 persona, kurse 22 të tjerë janë plagosur, raportojnë mediumet e huaja. Shpërthimet shkaktuan panik në qytezë, kurse sipas prefektit të vendit, janë dëmtuar shumë ndërtesa e komunës dhe e postës. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë, Muamer Güler, shpërthimet janë shkaktuar me automjete të mbushura me eksploziv. Si transmeton BBC, Güler ka paralajmëruar hetim nga ana e qeverisë.
Kufiri turk-sirian gjatë muajve të fundit ka qenë arenë e disa sulmeve. Kësisoj, në muajin shkurt të këtij viti, me rastin e shpërthimit të një automobili bombë në qytetin Cilvegozu qenë vrarë 17 persona, ndërsa 30 qenë plagosur.
Turqia për që sulm pati fajësuar shërbimin informativ sirian./Indeksonline/