Arrestohet një gazetar tjetër i Radios Evropa e Lirë

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë është arrestuar në Azerbejxhan, ndërsa raportonte për një protestë mbi kontestet pronësore të banorëve të rrethit Imisli pranë kufirit me Iranin.
Korrespondenti i shërbimit të Azerbejxhanit, Azer Eli po xhironte protestën e fshatarëve.
Eli është paraqitur në gjykatë të premten, transmeton Rel.
Atij i është thënë nga policia se do të ngarkohet për organizimin e një proteste pa leje.
Edhe Vuqar Qadirov, një aktivist opozitar është arrestuar së bashku me disa demonstrues të tjerë.
Ata u liruan më vonë pa ndonjë akuzë./Indeksonline/