Shpërthimet trondisin kryeqytetin afgan
Zyrtarë afganë thonë se të paktën 10 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në kryeqytetin Kabul.
Hetuesit thanë se shpërthimet kanë goditur një ndërtesë nëntë katëshe dyqanesh dhe një hotel sot në orët e hershme të mëngjesit. Njoftimet e para bëjnëtë ditura se të paktën një nga shpërthimet u krye nga autorë vetvrasës.
Autoritetet thanë se dy policë kanë gjetur vdekjen nga sulmi ndërsa të huaj janë mes të vrarëve dhe të plagosurve.
Dëshmitarët thonë se panë tymin që ngrihej nga kompleksi i dyqaneve, dhe se pas shpërthimit dëgjoheshin sirenat.
Shpërthimi ndodhi në fillimin e fundjavës afgane, në një kohë kur nuk kishte shume njerëz në rrugë.
Agjencia Franceze e Lajmeve thotë se policia kishte vrarë dy sulmues tjerë vetëvrasës me bombë që ishin në atë zonë, e cila është e rrethuar nga forcat sigurisë.