E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabandë droge dhe tregti armësh - pazarllëqe tek kontraktuesit e NATO-s

Jo cilido, që lan uniformat për ushtrinë gjermane dhe NATO-n duhet të jetë i pastër (i panjollosur). Kjo përshtypje sa vjen e po i krijohet kreut të NATO-s.Pas hulumtimeve të reporterëve të programit radiofonik NDRInfo, kryekomandanti i misionit ISAF në Afganistan, ka urdhëruar të verifikohet nëse porosi të dhëna firmës nga Dyseldorfi Ecolog AG, për lavanderi dhe për heqje plehrash janë keqpërdorur për veprimtari të paligjshme. Për kontrabandë të mundshme droge bëhet fjalë në shtabin ushtarak qendror të NATO-s.

Dyshime për vepra penale

Urdhrat për misionin ISAF në Afganistan vijnë nga Brunssumi në Holandë, në afërsi të kufirit gjerman. Këtu, në Komandën e Forcave të Bashkuara Aleate (Allied Joint Forces Command), planifikohet logjistika e misionit të Afganistanit. Dhe këtu u negociuan që prej 2003-it edhe kontratat me ofruesin e shërbimeve nga Dyseldorfi, Ecolog. Për shembull për livrim nafte, për lavanderi dhe për heqje plehrash të shtabit qendror të ISAF-it. Dhe prej dy javësh këtu po verifikohen informacione të vetë NATO-s, sipas të cilave punonjës të Ecologut dhe familja shqiptare nga Maqedonia, që qëndron pas Ecologut, dyshohet të jenë të përfshira në vepra penale.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gjenerali i Nato-s, Egon Ramms

Komandanti në Brunssum, gjenerali gjerman me katër yje Egon Ramms i tha NDRInfos: "Në bazë të informacioneve që kam tani në dispozicion jam i interesuar të verifikoj nëse firma Ecolog i shfrytëzon ndoshta kontratat që ka lidhur me ne, po e them shumë thjesht, për të kryer veprime të paligjshme, që nuk mund të jenë në interes të NATO-s, as të ISAF-it dhe as të vendeve të përfshira. Në bazë të asaj që di, ekziston rreziku që të jetë kontrabanduar drogë dhe gjëra të të ngjashme. Dhe këtu do të nisë puna ime sqaruese."

Familja Destani është mbrapa Ecolog-ut

Në sfond të verifikimeve të NATO-s, qëndrojnë ndër të tjera zbulime të trupës së sigurisë në Kosovë KFOR, mbi familjen shqiptare me influencë Destani nga zona e Tetovës në Maqedoni, pjesë e rrjetit të firmave të së cilës është Ecologu. Që para tetë vjetësh një raport i shërbimeve të fshehta gjermane tek KFOR-i, bënte fjalë për një "klan me pikërëndesë kriminalitetin e organizuar". Dhe në një raport aktual të KFOR-it, të klasifikuar si konfidencial, thuhet: "Familja Destani nga Tetova kontrollon krimin dhe veprimtarinë e kontrabandës në rajonin kufitar Kosovë-Maqedoni."

Informacione të tilla gjehen shpejt në bankën e të dhënave të NATO-s. Vetëm se deri tani nuk ka kërkuar njeri, thotë gjenerali Egon Ramms: "Gjatë vendosjes së lidhjes së biznesit kjo nuk është verifikuar. Rrethanat faktet më janë bërë të ditura tani. Kjo vë në veprim automatikisht një verifikim për atë se sa Ecologu mbetet për ne një partner biznesi i respektueshëm. Unë nuk kam asnjë interes që NATO-ja, ISAFI-i të lidhen me ndonjë veprimtari të paligjshme."

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gazetari Johannes von DohnanyiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gazeta zviceriane "Die Weltwoche".

Ecolog i quan vlerësimet të pasakta

Me kërkesë të stacionit NDR, Ecologu deklaroi se vlerësimet nga mjedisi i KFOR-it janë "të pasakta" në përmbajtje . Sipas saj, nuk ka lidhje midis Ecologut apo familjeve themeluese me sjelljet kriminale. Shpjegimi i vetëm i mundshëm është, sipas Ecologut, një "ngatërrim emri".

Një njohësi të Ballkanit, si gazetarit Johannes von Dohnanyi, ish-korrespondent i revistës javore zvicerane Weltwoche, i kujtohet mirë emri Destani, lidhja me Ecologun dhe pushteti i familjes gjatë rrëmujës së luftës në fund të viteve nëntëdhjetë: "Të pushtetshëm në një konflikt luftarak, por të fuqishëm edhe financiarisht, të pushtetshëm në kuptimin politik. Dhe vazhdimisht thuhej se tani po e shfrytëzonin në mënyrë të paskrupullt këtë pushtet."

Për anëtarë të veçantë të klanit është folur nën zë që atëherë për veprimtari kriminale, për kontrabandë droge, për tregti armësh dhe njerëzish por ato nuk janë provuar. Por të huajt që nuk e flisnin shqipen, shpesh nuk kishin dijeni për to, thotë Dohnanyi.

Autor: Christoph Heinzle/ Jörg Pfuhl/ Franz Feyder/Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›