E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthimi në Ibër-Lepenic, ministri britanik: Autorët të mbajnë përgjegjësi! Duhet hetim urgjent

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Stephen Doughty ka dënuar sulmin terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok mbrëmjen e së premtes.

Stephen Doughty shkruan se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Më tej, ministri britanik thotë se duhet të ketë një hetim urgjent për shpërthimin në Zubin Potok.

“Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ai përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “sulm kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›