E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Mjekes sherr mes vendoreve dhe ushtrise


Pas shpërthimit të një prej furrave në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, janë mbledhur urgjentisht anëtarët e Këshillit të Komunës. Komunarët kanë zhvilluar një takim për të diskutuar rreth problemeve që shkakton kjo uzinë për komunitetin.

Sipas gazetës “Shqip”, ata janë ankuar për shpërthimin e fuqishëm që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. Ndërkohë që drejtuesi i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës, Daniel Karanxha, nuk ka treguar frymë bashkëpunimi me komunitetin dhe komunën.

Kërkesa

Të enjten këshilltarët kanë lexuar një kërkesë që Karanxha ia ka drejtuar komunës. Ai kërkon që të ndalen ndërtimet pa leje pranë uzinës së Mjekësit dhe të shemben ato që aktualisht janë informale. Komuniteti ankohet se kreu i ULP-së nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me komunën dhe se aktiviteti që zhvillohet në uzinë nuk është i pajisur me leje mjedisore. Kjo e fundit nuk është miratuar nga anëtarët e Këshillit të Komunës.

Në një zë ata shprehen se tre fshatrat që ndodhet në kufi me Mjekësin,janë mjaft të prekur nga ndotja akustike. Kreu i Komunës së Shirgjanit, Mustafa Shehu, ka kërkuar vazhdimisht një takim me Karanxhën për të diskutuar rreth problemeve të hasura dhe ky i fundit nuk i është përgjigjur kërkesës së tij.

Shpërthimi

Drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës, Daniel Karanxha, e ka mohuar faktin e shpërthimit të furrës së asgjësimit të municioneve luftarake. Ai ka sqaruar se gjatë procesit të demontimit në një prej furrave ka pasur një avari tek filtrat. Sipas tij, si për shkak të një defekti të ventilatorëve të sistemit të ftohjes së gazrave janë djegur filtrat e pastrimit. Por sipas tij, puna në uzinë vijon normalisht. Megjithatë mediat nuk janë lejuar që të futen në ambientet e uzinës, për të parë nga afër se çfarë ka ngjarë në të vërtetë në Uzinë.

Gazeta Shqip

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Hapet “Tirana East Gate”
Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”. Aleanca Kuqezi, në Vlorë për pavarësinë
Në prag të festave të nëntorit, të shtunën në qytetin e Vlorës, Aleanca Kuqezi do të shpalosë një flamur gjigand. Dokument rajonal për lumin Drin
Nevoja e një mirëmenaxhimi të burimeve ujore në rajon e në vecanti të lumit Drin ka mbledhur në Tiranë ministrat e Mjedisit të vëndeve ballkanike.
Bulqizë, inspektohet miniera “ende me probleme”
Aty ku pritej të hapej drita jeshile për 600 minatorët e Bulqizës për të filluar punën në këtë minierë, inspektor të dërguar nga Ministria e Ekonomisë nuk e kane dhene kete leje.
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor
Në mes të ditës në një periudhë kur ndalohet me ligj shfrytezmi i shtratit të lumenjeve për të marrë inerte, disa kamione dhe mjete të renda gërmonin në lumin Mat.


Lajmet kryesore

Votohet në parim buxheti 2012

PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Plani i ri urbanistik i Tiranës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›