E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i ri urbanistik i Tiranes


Është mbledhur, nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, grupi strategjik për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ku është diskutuar për rrjetin rrugor të kryeqytetit dhe hapësirat e gjelbra.

Sipas këtij plani, Tirana do të ketë tashmë 5 unaza, 3 ekzistuese dhe dy të reja.
 
“Do eksplorohet deri në fund edhe sistemi hirearkik i rrugëve në vecanti i aksit të veriut, por edhe lindje-perëndim. Edhe zgjidhjet e tjera me 1-3 nivele, parkime mbi dhe nën tokësore. Do miratohen në parim vendosja e parqeve të mëdha të Tiranës metropolitane”, tha kyetari i Bashkisë, Lulzim Basha.

“Grupi strategjik ka miratuar kriteret për ndërhyrje gjelbërimi të sipërfaqeve të mesme brenda qytetit si dhe kriteret për ndërtimet e reja”, thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndare nga bashkia e kryeqytetit.

Plani po hartohet në bashkëpunim me komunat që rrethojnë Tiranën, pasi plani i ri rregullues shtrihet përtej kufijve administrative të kryeqytetit.

Megjithëse hartimi i planit parashikon konsultime me qytetarët, mbledhja e këtij grupi u bë me dyer të mbyllura dhe imazhet u shpërndanë nga vetë bashkia.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Bruksel, Rama takon Papandreun
E majta europiane, e cila përfaqëson opozitën në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, analizoi në ditën e parë të punimeve të Kongresit pasojat e krizës ekonomike e financiare duke konsideruar përgjegjëse qeveritë e djathta dhe të zgjedhurit e tyre në drejtimin e institucioneve europiane. Kuvend, replika Blushi-Berisha
Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Ben Blushi kanë shkëmbyer akuza dhe batuta ironike në Kuvend gjatë diskutimit të buxhetit. Durrës, debate mes palëve në Këshill Bashkiak
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit është ndërprerë pa mundur të shqyrtojë një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës që lidhet me problemin e strehimit social. Një vëzhgim mbi komunikimin tonë publik dhe dy ilustrime
Mustafa Nano - Shtypi i Prishtinës ka folur këto ditë mbi një diatribë të Rexhep Qosjes kundër LDK-së. Qosja u nis të përshëndeste një nismë ligjvënëse të deputetit Ramë Vataj për të ndryshuar ligjin që rregullon funksionimin dhe ekzistencën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës (Akademia e Tiranës nuk është e Arteve; është vetëm e Shkencave), dhe në rrugë e sipër i bëri qortime të rënda LDK-së, e cila, sipas tij, e ka pushtuar Akademinë. Europa, një kërcënim me ndëshkim kolektiv për shqiptarët
Andrea Stefani - “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”. Kështu thuhet në nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Lajmet kryesore

Votohet në parim buxheti 2012

PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Dokument rajonal për lumin Drin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›