E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Shkoder nderron jete kambisti

Nga shperthimi i fuqishem qe ka ndodhur mengjesin e sotem ne lagjen Vasil Shanto te qytetit te Shkodres ku si pasoje e shperthimit ka mbetur i plagosur Mark Gjoni cili pavaresisht nderhyrjeve kirurgjikale ne spitalin e Shkodres nuk ka mundur tu shpetoje plageve te marra duke nderruar jete. Mesohet se cdo gje ka ndodhur ne momentin kur Gjoni pasi ka dale nga shtepia ka shkuar ne lagjen Vasil Shanto aty ku edhe punonte si kambist por ne momentin e daljes nga automjeti ka ndodhur nje shperthim i fuqishem i cili ka tronditur zonen perreth. Forca shtytese e ka hedhur shoferin disa metra me tutje duke i shkaktuar shume deme fizike. Menjehere deshmitare te cilet kane pare ngjarjen e kane nisur per ne spital nderkohe qe kambisti kishte marre me shume plage ne pjesen e poshtme te trupit. Pa kaluar shume kohe ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat policore te cilat kane nisur nga hetimet. Mesohet se nje nga pistat qe po heton policia eshte edhe ajo e nje hakmarrje te mundshme pasi vellai i Mark Gjonit eshte shefi i municioneve ne drejtorine e policise se qarkut Shkoder dhe ndoshta atentati ka qene nje lloj paralajmerimi apo hakmarrje. Megjithate deri me tani nuk dihen ende shkaqet zyrtare te shperthimit ndersa dyshohet se lenda plasese ka qene C4 dhe shperthimi eshte kryer me eksploziv te telekomanduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›