Gjirokaster ne pranga 21-vjecari dibran kapet me 75 kg droge
Nje student i perfshire ne trafik nderkombetar te lendeve narkotike ka rene ne pranga nga policia e Gjirokastres. Sipas policise i arrestuari eshte 21-vjecari nga Dibra Indrit Muliu student i vitit te trete ne degen e Gjuhe-Letersise ne Universitetin Eqrem Cabej ne Gjirokaster. Nderkaq mesohet se prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane vetem nje dite me pare pati nxjerre urdher-ndalimin per 21-vjecarin nga Dibra pasi rezulton te jete i perfshire ne trafik nderkombetar te droges. Konkretisht me 11 qershor te ketij viti gjate nje operacioni antidroge te zhvilluar nga ana e Policise Kufitare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster ne bashkepunim me specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit perballe fshatit Radat te rrethit Gjirokaster prane kufirit te gjelber me Greqine u kapen dhe me pas u sekuestruan rreth 75 kg marijuane. Bashke me lenden narkotike u arrestuan ne flagrance dy shtetas si dhe u shpallen ne kerkim policor tre te tjere. Njeri prej tyre ishte studenti Indrit Muliu i cili shetiste i lire dhe ndjek studimet ne Gjirokaster i pashqetesuar nga policia. Ne oret e para te mengjesit te 11 qershorit Muliu se bashku me personat e tjere ishin duke transportuar kater canta me lende narkotike ne drejtim te Greqise por ne momentet e fundit jane bllokuar nga forcat policore nderkohe qe 21-vjecari dibran mundi ti shpetonte arrestimit qe ne momentin e pare. Pas arrestimit Muliu eshte cuar ne kryeqytet ne dhomat e paraburgimit per llogari te Krimeve te Renda. Mbi te rendon vepra penale e trafikut nderkombetar te lendeve narkotikeve ne bashkepunim e mbetur ne tentative.