Shperthimi ne Tanzani te pakten 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë mbetur viktima të një shpërthimi aksidental, në një depoje ushtarake në Dar es Salaam, kryeqytyteti komercial i Tanzanisë.
Sipas raportimit të CNN, zinxhiri i shpërthimeve zgjati disa orë me radhë, ndërsa aeroporti i ndodhur pranë pezulloi funksionimin e tij.
Me dhjetëra banorë që jetojnë në këtë zonës janë larguar me shpejtësi, duke u strehuar në stadiumin kombëtar, në qendër të qytetit.
Autoritetet kanë gjetur deri tani 20 trupa të pajetë, por të tjerë pritet të zbulohen, ndërsa pasojat e tragjedisë do të bëhen më të qarta në orët në vazhdim.