Shtypi anglez kryqezon Milanin Te cmendur kafshe dhe mafioze

Ne San Siro te marten Milani u mund minimalisht nga Totenhemi. Pas takimit Gatuzo sulmoi rende zevendestrajnerin e Totenhemit Xho Xhordan
Milan - Totenhem nje dite me pas. 24 oret qe kane pasuar ate shfaqje te shemtuar qe dhuruan kuqezinjte ne stadiumin e mekateve britaniket impiantin milanez San Siro e quajne Sin Siro mund te konsiderohet si me te gjatat e historise se djallit. Ky i fundit u dergua dje ne ferr nga tabloidet britanike qe nuk paten meshire pasi nuk kursyen kritikat per Xhenaro Gatuzon. Per lojtarin qe goditi vete historine e Milanit Xho Xhordanin zevendesi i Rednapit.
Tabloidet te pameshirshem
Perpos humbjes qe pesuan ne fushe tani Milanit dhe e tere Italise do ti duhet qe te perballoje edhe sulmet e shtypit anglez. Te nesermen e atij takimi mediat ne ishull per te pershkruar takimin e se martes mbrema kane perdoruar fjale si provokatore kercenues dhe mafioze. I akuzuari i pare eshte Matje Flamini nderkohe qe edhe Xhenaro Gatuzo nuk ia ka hedhur paq. Per kete te fundit mediat ne ishull kane thene Nuk eshte i denje qe te mbaje shiritin e kapitenit te Milanit. Ndryshe nga Flamini Gatuzo ishte protagonist per keq si ne fushe ashtu edhe jashte saj ne fillim ai goditi ne fytyre Kraucin dhe me pas nuk hezitoi qe te sulmonte edhe zevendesin e Herri Rednapit Xho Xhordanin.
The Times Spersat me te forte se provokimet
Keshtu fundi i ndeshjes ka qene i hidhur per Milanin qe u mund ne katerkendeshin e blerte nga nje skuader - qe sipas Times - u tregua e zonja dhe nuk ra pre e provokimeve e lojtareve te Milanit qe luanin ne shtepine e tyre ne njerin prej stadiumeve lsquome kercenues te Evropes. Me tej The Times vazhdon duke konsideruar Totenhemin si nje skuader te rritur te rregullt dhe shume kompakte. Nje skuader qe meritonte komplimentet e te gjitheve minuta me pare para se Krauci te shenonte pasi asistit te Lenonit.
The Guardian Gatuzo kapiteni i turpshem
Pervec komplimenteve qe i kane bere Spersave tabloidet kane komentuar gjate edhe sherrin e fundndeshjes. Gatuzo ishte i turpshem. Ai ishte nje mallkim per skuadren e Milanit. Kjo skuader me pare ka pasur kapitene me karizem si Paolo Maldini dhe Franko Barezi dhe tanihellip - komentoi The Guardian.
The Sun Te cmendurit perballe heronjve 0-1
Nje tjeter tabloid The Sun shkon me tej duke vene si diciture te fotos ku Gatuzo po godiste Xhordanin Te cmendurit perballe heronjve 0-1 Nutters-Heroes 0-1. Nderkohe qe na faqet e brendshme lexohej Milanimals qe shoqerohej me foton qe kishte si protagonist Gatuzon teksa kapi nga fyti Xhordanin.
Daily Mail Kuqezinj mafioze
Edhe me te ashpra komentet ne Daily Mail. Ne kete tabloid te gjithe shpresojne qe UEFA te nderhyje dhe te marre masa kundrejt Flaminise dhe Gatuzos. Mesfushori italian eshte nen akuze per grushtet qe i dha Xhordanit nderkohe qe mesfushori francez ish-futbollist i Arsenalit rivalit numer nje te Totenhemit akuzohet per ate nderhyrje qe beri ndaj Vedran Korlukas. Kroati qe ne fushe u fut me paterica gjate kohes kur ishte shtrire pas faullit pa teksa Flamini i ankohej kryesorit per minutat qe kalonin. Ja si mafiozet e Milanit na bene te tere tifoze me Totenhemin - shpjegonte dje Daily Mail. Tabloidi ne fjale konsideron nderhyrjen e Flaminise si me skandalozja e ketyre viteve te fundit. Nderkohe qe sjellja e Gatuzos per ta vetem sa ka mbuluar me turp klubin kuqezi. Perpos lojtareve te Milanit Mail ka akuzuar edhe kryesorin e ndeshjes qe per asnje moment nuk ka frenuar kercenimet e italianeve. Ne lsquoScala-n e futbollit dhane shfaqe hajdutet - kjo ishte dhe mbyllja e Mail-it.
Telegraph Totenhemi drejt Wembleyt
San Storm ose me mire stuhi e shenjte keshtu e quan Daily Mirror fitoren e Spersave. Ne te njejten gjatesi vale ishte edhe Daily Telegraph qe cilesoi si magjike naten e Totenhemit qe u mbrojt me zgjuarsi dhe bindje nderkohe qe edhe ne sulm nuk i la gje mangut pasi zbriti fuqishem me ane te mesfushoreve te shpejte. Me pas Daily Telegraph uroi fituesit Harrojeni lsquoStratfordin qendra e stadiumit olimpik qe se fundmi iu dha Uest Hemit Totenhemi po shkon drejt lsquoWembleyt stadium ku do te luhet finalja e Liges se Kampioneve.
Sune Gatuzo eshte nje qen
Gjesti i Gatuzos u denua edhe live. Ishte pikerisht ish-futbollisti anglez Gram Sune qe komentoi takimin dhe tha Gatuzo eshte nje qen. Dua qe ta mbyll vetem per 10 minuta ne nje dhome me Xho Xhordanin. Ne te vertete nuk do te duhej aq shume kohe mund te mjaftonin edhe pese te tilla.
Rednap Turp Milani humbi toruan
Perpos komenteve te shtypit per kete takim dhe nje ide edhe vete trajneri i Totenhemit. Une do te vija bast tere parate e mia per Xhone - tregoi me ironi menaxheri. - Ne nje lufte ku ai eshte brenda ka vetem nje fitues. Xho u be gati. Ai ne gjate ndeshjes hoqi edhe syzet. Me duhet te them se Gatuzo ishte me fat pasi Xhordani nuk i mbajti dhembet jashte. Me tej ne fund te fjales se tij Rednap komentoi edhe faullin qe beri Flamini. Ai ishte per karton te kuq. Eumlshte nje trup - permbylli trajneri i Totenhemit. - Milani humbi toruan.
Kush eshte Xho Xhordan
Xho Xhordan njihet per karakterin e tij te ashper. Xhordan ka qene nje lojtar i famshem i viteve lsquo80. Xhordan ka veshur fanellen e Skocise Lidsit Mancester Junajtidit dhe Milanit. Pikerisht per keta te fundit ai eshte kthyer ne nje ikone pasi ne Serine B ai ne 30 takime ka shenuar plot 10 gola me djallin qe me pas u ngjit ne Serine A. Gjithsesi Xhordani u njoh nga te gjithe ne Angli pasi ne nje takim te famshem qe zhvilloi me Lidsin humbi dy dhembet e pare. Qe ne ate ndeshje Xhordanit iu vu nofka Peshkaqeni.
Fjalet qe i drejtoi Xhordani Gatuzos
Ju tregoj se Gatuzo eshte provokuar nga Xho Xhordani. Keto jane fjalet e Klaudio Paskualinit menaxherit te Xhenaro Gatuzos. Per radio Kiss Kiss Napoli Paskualini pohoi se Xhordani i ishte drejtuar Gatuzos duke e ofenduar Fucking Italian bastard. Ne ate pike - shpjegoi menaxheri - Gatuzo eshte ndier i fyer pasi eshte permendur fjala italian keshtu qe nuk ka mundur te rezistoje.
UEFA nis hetimet
Sjellja e Milanit ne San Siro nuk ishte e pershtatshme per nje ekip qe ka fituar plot shtate here Ligen e Kampioneve. Deri me tani ekipi i kuqezinjve ishte skuadra per tu marre shembull nga tere italianet e tjera qe me pare jo pak here kane shkaktuar incidente ne arenen evropiane. Por qe nga e marta edhe kuqezinjte iu bashkuan klubit. Pervec faullit te rende te Flaminise ne San Siro spikati edhe dueli Gatuzo - Xhordan. Pikerisht per kete duel UEFA ka nisur hetimet dhe me shume mundesi pas proves televizive do te ndeshkoje mesfushorin italian per tri ndeshje. Gjithsesi kjo ceshtje do te gjykohet te henen e ardhshme me 21 shkurt.