Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Si pasojë e shpërthimit të ndodhur mesditën e sotme në karburantin pranë rrugës ‘Bardhyl’ në Tiranë, mësohet se janë plagosur dy persona, gjendja e të cilëve tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Personat e plagosur mësohet se janë menaxheri me inicialet M.Ç. dhe shoferi i autobotit me inicialet M.K, si dhe po marrin kujdesin shëndetësor në praninë e mjekëve.
Policia e Shtetit njofton , se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/