E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë e protesta në Greqi

Sindikatat më të mëdha të Greqisë kanë bërë thirrje për një grevë 24-orëshe për të protestuar ndaj masave shtrënguese të qeverisë.

Greva ka ndërprerë transportin publik në të gjithë vendin.

Një tubim është planifikuar në qendër të Athinës për të protestuar ndaj shkallës së lartë të papunësisë dhe planin e qeverisë për të shkurtuar 15 mijë vende pune të shërbimit civil deri në fund të vitit 2014.

Statistikat e BE-së të lëshuar atë martën treguan se Greqia ka arritur një nivel rekord të lartë papunësie prej 27.2 përqind.

Në mesin e të rinjve kjo shifër shkon në 60 për qind.

Greqia është pajtuar për masa të forta shtrënguese, duke përfshirë shkurtime të thella të shpenzimeve qeveritare, si pjesë e marrëveshjes së ndihmës me partnerët e saj të eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›