E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthimi në xhami; shkon në 21 numri i viktimave

Një shpërthim i fuqishëm me bombë brenda një xhamie ka tronditur Kabulin mbrëmjen e të mërkurës.

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur: mes të lënduarve ishin edhe 5 femijë. Viktimë ka mbetur edhe imami i xhamisë.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi në objektin e kultit në periferi të Kabulit, por sipas dëshmitarëve, ai është dëgjuar në gjithë kryeqytetin.

Zëdhënësi i policisë i emëruar nga talebanët konfirmoi ngjarjen e rëndë, por pa bërë të ditur numrin e viktimave ose autorët e mundshëm.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë së talebanëve dënoi shpërthimin dhe u zotua se autorët e krimeve të tilla do të ndëshkohen.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›