E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi prane Fierzes arrestohet autori



Efektivet e policise se Pukes kane zbardhur plotesisht dhe kane vene ne pranga autorit e shperthimit te nje sasie tritoli ne afersi ne Hidrocentralit te Fierzes.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Shkodres konfirmuan se ne pranga per kete ngjarje eshte vene 40 vjecari Bashkim Gjoka lindur dhe banues ne fshatin Gropa.

40 vjecari eshte autori i shperthimit te ndodhur mbremjen e se dieles ndersa saktesohet se lenda plasese eshte vendosur pllaka betoni.

Burime lokale konfirmuan se ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes ndersa theksohet se ngjarja nuk ka asnje lidhje me hidrocentralin e Fierzes.

Teza e policise lokale konfirmohet dhe nga drejtues te Ministrise se Energjitikes te cilet thane se kjo ngjarje nuk ka lidhje dhe nuk ka qene kercenim per hidrocentralin ne kaskaden e Drinit.

Qellimi i shperthimi te shkaktuar me lende plasese dinamit ishte thyerja e pllakave per te marre hekurin.

Burime nga vendi i ngjarjes thone se shperthimi ndodhi ne rreth 20 metra larg ures se Drinit ne murin mbajtes 5 metra poshte rruges.

Ngjarja u shenua rreth ores 2020 minuta te mbremjes.

Nderkaq pas kqyrjes se vendit te ngjarjes policia beri nje kontroll ne banesen e personit te dyshuar per shperthimin.

Gjate konrollit ne cilesine e proves materiale policia njofton se ka bllokuar 84 kapsolla detonatore si dhe 165 centimetra fitil zjarrpercjelles.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›