E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Duro: Nuk gabojmë më

/* */

Në transfertën e fundit, Skënderbeu, kampioni i Shqipërisë, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Dinamon e vendit të fundit.

Por, fitorja 3-1 me Shkumbinin në Korçë, një javë më parë, e qetësoi jo vetëm trajnerin Shpëtim Duro, por dhe presidentin Agim Zeqo.

Të dielën, Skënderbeu do të luajë në Laç, kundër një skuadre që do të kërkojë të marrë pikë të plota në shtëpi, nisur edhe nga fakti se kurbinasit ende nuk e kanë shijuar fitoren edhe pse në dy nga tri takimet kanë shënuar të parët.

Duro: “Ekipi është shumë mirë moralisht. Tani kërkojmë vazhdimësi. Ekipi i Laçit është relativisht i mire”.

Mbrojtësi Ditmar Bicaj mungon për shkak të kartonit të kuq, ndërkohe që në dispozicion të Duros është rikthyer mesfushori Igli Allmuca.

Gvozdenovic do të luajë në qendër, ndërsa Arapi në të majtë të mbrojtjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›