E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi gol, por Rapidi humbet

/* */

Hamdi Salihi shënoi golin e tretë të ekipit të tij, por Rapidi i tij humbi 4-3 me Admira Vakerin, kryesuesit e kampionatit austriak, në ndeshjen e vleshme për javën e 10-të Bundesligës.

Sulmuesi shkodran e nisi nga stoli dhe hyri në lojë në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 3-2 për Admira Vakerin, duke realizuar pas vetëm dy minutash lojë e duke i dëshmua trajnerit Peter Shëtel se ai meriton më shumë.

Për Salihin ky ishte goli i dytë sezonal kundër Admira Vakerit dhe i treti në këtë kampionat.

Në minutën e 87-të, Jezhek me dopjetën e tij vendosi fitoren 4-3 të Admira Vakerit dhe vendin e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›