E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetimi i Greqise - paketa e dyte

Nje prani e madhe perfaqesuesish te BE-se ECB-se dhe FMN-se prej kesaj te hene do te zhvillojne ne Athine sondazhe per mundesite e shpetimit te vendit nga falimenti dhe me vone do te rekomandojne masa. Ne qender eshte programi i ri i ndihmes me nje volum prej 130 miliarde eurosh. Nga Ministria greke e Financave u tha se te henen 12.12. eshte planifikuar nje takim me ministrin Evagelos Venizellos. Te planifikuara jane edhe bisedime me ministri te tjera. Vec kesaj do te zhvillohen konsultime me perfaqesues te kreditoreve private te cilet duhet te heqin dore nga nje pjese e borxheve te tyre. Pjesemarrja e kreditoreve private para se gjithash e bankave dhe shoqerive te sigurimit eshte pjese e rendesishme e paketes se dyte te shpetimit.

Konsultime qeveritare

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Evangelos Venizelos ministri grek i Financave

Kete here Trojka nuk kontrollon vetem librat kontabel. Ne nivelet me te uleta jane zhvilluar bisedime javen e kaluar se si kane ecur negociatat per faljen vullnetare te rreth 50 per qind te borxhit per Greqine. Sipas njoftimeve te agjencive negociatat jane shume te veshtira. Heqja dore e kreditoreve private nga nje pjese e detyrimeve te Greqise do ta zvogelonte me 100 milione barren e borxheve greke. Ende te paqarta jane megjithate kushtet. Sipas njoftimeve te medieve greke qeveria ofron per obligacionet e reja shteterore nje norme interesi prej 45. Por mbajtesit e obligacioneve kerkojne 8.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Horst Reichenbach drejtues i task force te BE-se

Edhe ekspertet e se ashtuquajtures task force te BE-se nen drejtimin e gjermanit Horst Reichenbach jane serish ne mision. Task Force keshillon qeverine greke ne ceshtje te tilla si luftimi i evazionit fiskal shkurtimi i buxhetit dhe rritja e transparences ne shtet. Organizata per bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim ne Evrope OECD javen e kaluar dha nje vleresim shkaterrimtar per Greqine. Sipas nje studimi te OECD-se aparati qeveritar grek nuk ka as kapacitetet dhe as aftesine per ndermarrjen e reformave te medha.

Parate vazhdojne te dalin jashte Greqise

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banka kombetare ne Athine

Greqia kete muaj i shpetoi per pak shpalljes se falimentit. Praktikisht ne minuten e fundit kreditoret nderkombetare miratuan kestin e fundit prej 8 miliarde eurosh nga paketa e pare e shpetimit. Aktualisht nga Greqia vazhdojne transferimet e parave jashte vendit. Gazeta greke To Thema njoftonte se gjate muajve te kaluar gati gjysme milioni greke kane terhequr parate nga institutet financiare vendase. Sipas statistikave te Bankes Qendrore Greke ne dy vitet e kaluara transferimet e parave jashte kapnin shifren 62 miliarde euro. Vetem ne shtator dhe tetor te ketij viti kjo shume ishte rreth 14 miliarde euro. Ne nentor kjo tendence ka vazhduar me intensitet te larte.

Autor Gerhard M Friese / E. Xhanidpa afp rtr

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›