Tubim i rendesishem proteste ne Moske

Manifestimi ne sheshin Bolotnaja ne afersi te Kremlinit ka qene pa diskutim me te medhate e zhvilluara ne kryeqytetin rus qysh kur Vladimir Putin vendos si president apo kryeminister mbi fatet e Rusise.
Ngjarje historike
Pavaresisht nese pjesemarresit ishin 25 mije vete sic thone burimet zyrtare apo me shume se 50 mije sic thone organizatoret shifrat prezantojne nje dimension te ri te kultures ruse te protestes. Sepse vitet e fundit ne demostratat e opozitareve jane mbledhur vetem disa qindra vete. Prandaj protesta e zhvilluar ne Shehin Bolotnaja do te marre padyshim vendin e vet ne historine moderne te Rusise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ingo Mannteufel
Numri i madh i pjesemarresve habiti jo vetem demostruesit. Edhe pushtetaret duhet te jene befasuar sepse ata paten lejuar nje demostrate me deri ne 30 mije pjesemarres dhe paten derguar nje trupe te madhe prej 50 mije policesh dhe forcash sigurimi ne qender te Moskes. Numri i madh i pjesemarresve kontribuoi me sa duket edhe ne zhvillimin paqesor te aktivitetit. Kunder grupeve te vogla policia ka qene vazhdimisht brutale. Por kundrejt nje mase te madhe njerezish pasojat e nje nderhyrjeje me force te policise do te kishin qene e tmerrshme.
Shoqeri civile dhe internet
Edhe nese protesta eshte me e madhja e zhvilluar ne kohen kur Putini eshte ne pushtet nuk prezanton ndonje revolucion rus disa perfundime mund te nxirren te qarte Per here te pare ne dhjete vitet e fundit mijera vete ne Moske dhe ne disa mijera te tjere ne qytete te ndryshme te vendit ishin te gatshem te dilnin ne rruge per te luftuar per te drejtat dhe bindjet e tyre politike. Ne protesta nuk dolen vetem opozitaret por edhe ata qe ne te ardhmen do te quhen shoqeri civile ruse.
E dyta protesta tregoi se interneti eshte nje mjet i rendesishem per mobilizimin e shoqerise civile ruse. Interneti si hapesire relativisht e lire komunikimi dhe informimi kapercen realitetin e ofruar nga mediat klasike elektronike te drejtuara nga shteti. Por jo vetem kaq interneti detyron televizionin shteteror qe te raportoje per protesten nese ai dhe gazetaret qe punojne per te nuk duan te humbasin besueshmerine. Teza e vjeter se interneti eshte instrument i lirise dhe demokracise merr keshtu ne nje forme te pergjithshme nje konfirmim tjeter.
Dhe se treti forca e protestes ne internet dhe ne rruge zbulon mungesen e fuqise se regjimit. Politika informative e pakoordinuar dhe kontradiktore e Kremlinit ne ditet e fundit te ben te kuptosh se mungonte pergatitja per nje zhvillim te tille pas zgjedhjeve parlamentare. Per fat te mire Kremlini nuk ka guxuar te perdore dhune kunder protestes ne sheshin Bolotnaja dicka qe te jep shprese per te ardhmen.
fare tjeter
Cilat do te jene pasojat e protestes te zhvilluar nje jave pas mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare nuk eshte ende e qarte. Nuk ka ndonje shenje qe te tregoje se udheheqja e Kremlinit mendon seriozisht per zgjedhje te reja. Pse ta beje kete Sado e rendesishme te kete qene protesta ajo nuk eshte ende levizje masive qe te trembte udheheqjen e Putinit. Ne eliten ne pushtet nuk shihet te kete ndonje gjigand. Dhe opozita kritike e sistemit eshte shume e shperbere ne permbajtje dhe strategjia e saj nuk shihet ende. Te gjitha keto bejne qe te presesh qe Putini te vazhdoje si deri tani dhe te perpiqet qe te fitoje zgjedhjet presidenciale qe mbahen me 4 mars 2012. Por Rusia ndodhet ne udhekryq. Protestat dhane nje ide cfare mund te ndodhe muajt e ardhshem. Nga tani deri me 4 mars dhe marrjes se presidences ne muajin maj 2012 mund te ndodhin shume gjera.
Autor Ingo Mannteufel
Redaktoi Aida Cama